Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat e pakëta kalimtare në relievet malore në veri të vendit . Mjegullina do të jetë prezente përgjatë luginave në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek. Valëzimi në dete të do të jetë i forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen: