Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, me masa ajrore relativisht të thata.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash përqendruar në relievet kodrinore-malore të vendit. Vranësirat do të pasohen me reshje të dobëta shiu gjatë orëve të mesditës në majat e maleve në veri të vendit. Mjegullina do të jetë prezente përgjatë luginave në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri 11m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: