Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë maleve në mëngjes, ndërsa në mesditë e pasdite reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar duke u shoqëruar me stuhi e shtrëngata lokale me shkarkesa elektrike kryesisht në qendër, në verilindje e në juglindje.
Në intervale të shkurtra kohore reshje në formë breshëri. Mbas orëve të pasdites reshjet do të mbetën prezente në relieve malore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri në 12m/s.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: