Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Sipas SHMU parashikohet që në orët e para të ditës të kemi kthjellime e vranësira kalimtare, më pas mot kryesisht i vranët dhe intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.
Në relievet kodrinore – malore reshjet do të jenë me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.