Ditën e diel të 2 prillit territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa të dobëta në qarqet e tjera.
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 18 °C
në vendet e ulëta: 9 / 19 °C
në vendet malore: 4 / 14 °C