Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga afrika e veriut.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në veri si dhe në relievet kodrinore – malore alternime vranësirash mesatare të cilat lokalisht do të jenë deri të dendura.
Vranësirat në orët e nxehta të ditës në relievet malore në veri pritet të shoqërohen hera-herës me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa lokalisht këto reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 24/39 Diell re shi
Kukës 20/35 Diell re shi
Lezhë 24/38 Diell re shi
Dibër 18/36 Diell re shi
Durrës 26/38 Diell pak re
Tiranë 27/38 Diell pak re
Elbasan 25/39 Diell pak re
Berat 22/39 Diell pak re
Vlorë 23/37 Diell pak re
Korcë 16/34 Diell re
Gjirokastër 18/37 Diell pak re
Sarandë 22/37 Diell