Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore ku do të kemi reshje shiu dhe stuhi lokale pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 18/37°C
Zona e ulët 18/42°C
Zona bregdetare 22/37°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari