Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash deri te dendura dhe intervale kthjellimi.
Në orët e drekës deri ato të pasdites, parashikohen reshje shiu me intenistet të ulët përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.
Pas orëve të pasdites vonë, moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 18/29
Kukës 11/26
Lezhë 17/28
Dibër 12/26
Durrës 18/28
Tiranë 19/28
Elbasan 16/28
Berat 15/30
Vlorë 18/29
Korcë 11/25
Gjirokastër 13/30
Sarandë 16/28