Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bë me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet kryesisht me kthjellime, por edhe alternime të herëpashershme vranësirash mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat në relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët si dhe në formën e shtrëngatave. Mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: