Orët e para të mëngjesit do të sjellin kalime të shpeshta të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje të izoluara dhe të pakta shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa mesdita sjell përmirësim të kushteve të motit në zonat perëndimore.
Por gradualisht gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat pritet të bëhen më të dukshme në zonat Lindore duke sjellë shira të pakët. Më të dukshme do të jenë në Verilindje të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.