Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën perëndimore dhe bore të pakta në Juglindje në pjesën e parë të ditës. Pasdite do të jetë me vranësira dhe kthjellime. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 5/8°C
Zona e ulët 8/15°C
Zona bregdetare 10/14°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari