Moti do të jetë me kthjellime në pjesën perëndimore dhe mjegull në bregdet në mëngjes, në mesditë vranësirat do të marrin zhvillim duke u pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonat malore pjesërisht në kodrinore.
Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 13/28°C
Zona e ulët 14/34°C
Zona bregdetare 18/33°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari