Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i qarkullimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të cilat në zonën e qendrës dhe jug hera-herës do të jenë deri të dendura. Në zonën e jugut vranësirat në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara, të dobëta dhe afatshkurtra. Ngrica në akset rrugore në relievet malore. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë. Temperaturat parashikohen: