Moti për ditën e enjte 16 shtator 2021, do të jetë me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave në zonën perëndimore, do të ketë mjegull në orët e para të mëngjesit. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 6-7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat:
Zona malore 13/31°C
Zona e ulët 16/34°C
Zona bregdetare 18/30 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari