Moti për ditën e enjte, 17 dhjetor 2020, do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe mjegull përgjatë luginave. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0.3 deri në 0.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë të larta në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 1/13
Zona e ulët 3/17
Zona bregdetare 6/18 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/