Vendi ynë ditën e enjte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet te jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës. Reshje shiu në mesditë dhe pasdite kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore, reshjet pritet të jenë në formën e shtërngatave afashkurtëra.
Era nga veriperëdimi- jugperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen
në zonat malore 7deri 19°C
në zonat e ulëta 11 deri 24°C
në zonat bregdetare 13deri 23°C