Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i ndikimit të periferisë së presonit të ulët dhe i depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe relativisht të ftohta me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët.
Në Alpe dhe në relievet e larta malore priten reshje bore me intensitet të ulët.
Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve te shiut/dëborës.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: