Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë jugore falë aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe i nxehtë.
Era pritet të fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugore e lugina dhe relievet e larta malore në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 10-14m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: