Shërbimi meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferik relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e orë të plota me diell por pa përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatar nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet e larta malore në lindje e juglindje. Vranësirat hera – herës pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët (në formë pikash).
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa pëtgjatë vijë bregdetare, lugina e male fiton shpejtësi deri 10-12, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: