Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet lokalisht të ketë reshje të pakta shiu. Në zonat malore reshje të pakta bore.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-42 km/h. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet 6 / 13 °C
në vendet e ulëta 2 / 13 °C
në vendet malore: -2 / 6 °C.