Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat do të jenë të përqendruara përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 16°C deri 31°C
Në zonat e ulëta 17°C deri 37°C
Në zonat bregdetare 21°C deri 35 °C