Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellet me vranësira të pakta dhe mesatare në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 1 – 8m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe nëpër lugina era relativisht intensive me shpejtesi 12-15m/sek, kryesisht në bregdetin jugor shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.