Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të kohës dhe me alternime vranësirash mesatare e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.
Në këto zona në orët e nxehta të ditës dhe orët e pasdites, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet te ulët dhe lokalisht mesatar në formen e rrebesheve të shpejta dhe shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në veri hera-herës fiton shpejtësi deri 10m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: