Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme dhe të ftohta. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershmë në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.
Në lartësinë mbi 500 metra në veri- verilindje dhe në lartësinë mbi 800 metra në juglindje reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8m/sek, e cila hera-herë në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -1 deri 5°C
në zonat e ulëta 3 deri 11°C
në zonat bregdetare 6 deri 11°C