Moti do të jetë me vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi me shkarkesa elektrike në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug -Perëndim me shpejtësi 10-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 9/14°C
Zona e ulët 9/18°C
Zona bregdetare 12/18°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari