Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik, i shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira të dendura, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës.
Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar.
Mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim intensive me shpejtësi mesatare 3-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era tepër intensive me shpejtësi 14-22 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 6-7 ballë.
Temperaturat parashikohen: