Të hënën e 18 dhjetorit territori i vendit do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, por deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Reshjet e dëborës pritet të zbresin deri në lartësinë 300 m mbi nivelin e detit, në Verilindje dhe Juglindje të vendit. Sakaq, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9/ 12 °C
në vendet e ulëta: 7 / 11 °C
në vendet malore: -1 / 6 °C.