Moti për ditën e hënë, 22 shkurt 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore -1/16
Zona e ulët 4/21
Zona bregdetare 8/20 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/