Dita e hënë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Në këtë mënyrë moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.
Në orët e vona të mbrëmjes të ditës së nesërme dhe orët e para të mëngjesit të ditës së martë reshjet përgjatë ultësirës perëndimore me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve.
Më pas duke filluar gradualisht nga dita e enjte moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve kodrinore – malore të vendit.