Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Duke filluar prej orëve të mesditës dhe kryesisht orët e nxehta të ditës (orët e drekës) përgjatë relieveve kodrinore – malore do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht në juglindje.
Reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim veri – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje hera-herës fiton shpejtësi 10-14m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: