Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës.
Parashikohet mjegull apo mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 6-8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: