Moti për ditën e hënë, 4 janar 2021, do të jetë me vranësira të dendura dhe rreshje shiu me intesitet të lartë në zonën Veri-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1.0 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 2/5
Zona e ulët 5/13
Zona bregdetare 8/14 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/