Do të kemi kalimin e një fronti të ftohtë verior, moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe stuhi në zonën veri-perëndimore dhe reshje bore në zonat malore në pjesën e dytë të ditës. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 3/7°C
Zona e ulët 5/15°C
Zona bregdetare 7/15°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari