Deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësinave, të cilat do të jenë prezente më tepër në shtrirjen lindore të vendit.
Orët në vijim parashikohet që vranësinat të shtrihen në të gjithë territorin, ku në zonat verilindore do të pësojnë zhvillime duke sjellë shira të pakta dhe të përkohshme.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12 gradë C deri në 32 gradë C.
Era do të fryjë, mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi erëndimor veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 1-2 ballë.