Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare deri të dendura dhe kryesisht në relievet kodrinore-malore në lindje.
Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet te ulët në pjesën më të madhe të vendit e mesatar përgjatë pjesës lindore. Hera -herës reshjet në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi 8-10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: