Moti sot pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në pjesën e parë të ditës në Jug-perëndim, mëngjesi dhe mbrëmja do të jenë të ftohta në Verilindje dhe Juglindje me prani të ngricave por edhe mjegull. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdetin e Jonit.
Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -2/9°C
Zona e ulët -1/16°C
Zona bregdetare 6/16°C