Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se për sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga anticikloni afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare, të tipit të lartë transparente, të cilat do të jenë më tepër të pranishme kryesisht përgjatë relieveve malore.
Pritet rritje graduale e temperaturave.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 10-12 m/s.
Temperaturat parashikohen: