Për ditën e sotme moti parashikohet të jetë me vranësira si dhe intervale kthjellimi në orët e mesditës. Dita pritet të nis me reshje shiu të herëpasherëshme me intetnsitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Në orët e mbrëmjes reshjet pritet të humbasin territor dhe intensitet e më pas ndërprerje në të gjithë territorin. Prezencë e mjegullës/ mjegullinës për shkak të reshjeve.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-12m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen të jenë:
Në zonat malore 3° deri 13°C
Në zonat e ulëta 5° deri 16°C
Në zonat bregedetare 10° deri 17°C