Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellimesh kryesisht në jug në orët e paradites. Më pas mot me vranësira e kthjellime të herëpasherëshme. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të ditës kryesisht në veri. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e hera-herës mesatar shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Më pas reshjet pritet të prekin pjesën më të madhe të territorit, reshjet pritet të jen me intensitet të ulët ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje reshjet pritet të jenë hera-herës me intensitet mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në mbrëmje pritet që reshjet të humbasin intensitet dhe territor më pas ndërprerjen e tyre në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa pëtgjatë vijë bregdetare lugina e male fiton shpejtësi deri 8, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1ballë.
Temperaturat parashikohen: