Moti për ditën e martë, 21 shtator 2021, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore ku nuk përjashtohet reshje shiu lokale. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 13/25°C
Zona e ulët 14/29°C
Zona bregdetare 18/28 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari