Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në jug dhe Jug-lindje. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 18/36°C
Zona e ulët 20/37°C
Zona bregdetare 22/34 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari