Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të lagështa të cilat do të sjellin mot relativisht të paqëndrueshëm.
Moti parashikohet fillimisht në orët e para të ditës i kthjellët e vranësira kalimtare. Më pas duke filluar pas orëve të mesditës shtim gradual të vranësirave mesatare dhe të dendura.
Vranësirat e dendura do të jenë prezente kryesisht në relievet kodrinore – malore të vendit. Këto vranësira në orët e drekës deri ato të pasdites vonë do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve të vrullshme për një periudhë të shkurtër kohore. Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet e shiut në formën e pikave.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: