Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa dhe më të freskëta me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët fillimisht në pjesën më të madhe të territorit. Më pas nga orët e mesditës dhe pasdites mot me vranësira mesatare deri të dendura kryesisht në relievet kodrinore e malore. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e në relievet malore hera – herës me intensitet mesatar. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Era do të fryjë me veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina dhe relievet e larta malore në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 10-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: