Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet kodrinore-malore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave të rrëmbyeshme shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: