Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të nxehta dhe të thata nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 3-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në male era fiton shpejtësi 11-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.