Moti për ditën e martë, 30 nëntor 2021, do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu në zonën perëndimore, në lartësitë 600 metra mbi nivelin e detit do të ketë reshje bore në pjesën e parë të ditës, pasdite reshjet do të ndërpriten.
Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të konsiderueshme.
Temperaturat:
Zona malore -5/3°C
Zona e ulët 4/11°C
Zona bregdetare 7/12°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari