Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimit gradual të një fronti të ftohtë atmosferik.
Moti parashikohet fillimisht me diell e vranësira në shtim deri të dendura. Duke nisur nga orët e mesditës shtim vranësirash deri të dendura në një pjesë të madhe të vendit. Prej orëve të mesditës deri në orët e mbrëmjes vonë në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër reshje shiu me intensitet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-12 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era tepër intensive dhe problematike dhe shpejtësi 15-23m/sek. Valëzimi në dete i forcës 5-7 ballë.
Temperaturat parashikohen: