Moti për ditën e martë, 6 prill 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira të mesatare, në mbrëmje do të ketë reshje të pakta në zonën perëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 2/14
Zona e ulët 6/18
Zona bregdetare 8/18 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/