Moti për ditën e martë, 8 shkurt 2022, do të jetë me vranësira dhe reshje bore në zonat malore në orët e para të mëngjesit. Zona perëndimore do të jetë me diell. Era do të jetë me drejtim Veri me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 -7 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -4/4°C
Zona e ulët 2/11°C
Zona bregdetare 6/11°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari