Duke filluar nga dita e mërkurë dhe deri ditën e enjte mbi vendin tonë depërtojmë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite.
Gjithashtu pritet edhe rritje graduale e temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës. Megjithatë, duke filluar nga dita e premte mbi vendin tonë rikthehen kushtet e paqëndrueshme amtosferike.
Më konkretisht ditën e premte pritet kalimi i shpejtë i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.
Duke filluar pas orëve të mesditës të diës së Premte moti mbetet përsëri i vranët por reshjet e shiut humbasin intensitet dhe bëhen të herëpashershme të dobta dhe lokale.
Gjithashtu pritet dhe rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës.